
Një tjetër anije me emigrantë është mbytur, duke u marrë jetën 4 fëmijëve. Anija me emigrantë u mbyt rreth orës 06:00, në ujërat territoriale turke Lesbos. Viktimat mësohet se janë 1 djalë 7-8 vjeç, 3 vajza (14 vjeç, 8 vjeç e 11 muajshe). Në total në varkë gjendeshin 22 persona.
Referuar asaj që shkruajnë mediat vendase, Ministria e Transportit tha se skafi është pikasur në kohë në ujërat territoriale turke nga roja bregdetare dhe menjëherë iu është bërë thirrje për të ndalur, por nuk ka reaguar.
Rrjetet e kontrabandistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Turqi dhe Greqi, përballë fitimit, vazhdojnë të rrezikojnë jetën e njerëzve të pafajshëm, madje edhe të fëmijëve. Për fat të keq, dëshira për një jetë më të mirë, për disa emigrantë shndërrohet në fatkeqësi. (A2 Televizion)