
Një tragjedi me emigrantët është shmangur, mbrëmjen e djeshme, pranë Greqisë, ku një varkë që transportonte mbi 50 persona është përmbysur në zonën Arfigia në Neo Oitylo të Lakonisë.
Rojet bregdetare dhe forca të shumta të ndihmës së shpejtë shkuan në zonë pas marrjes së njoftimit dhe arritën të evakuonin 47 emigrantë.
Fatkeqësisht, një prej tyre humbi jetën ndërkohë që kërkimet vijojnë pasi mendohet se në varkë ka pasur më shumë emigrantë.
Sipas të dhënave paraprake, varka kishte destinacion Italinë, ndërkohë që shkaqet e mbytjes së saj nuk janë bërë ende me dije. (A2 Televizion)