“Zbardhet” Ukraina në mes të natës, Kievi raporton rrëzimin e një sateliti të NASA-s

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 07:40 | Bota
“Zbardhet” Ukraina në mes të natës, Kievi raporton

Qiejt e Ukrainës janë zbardhur në mes të natës, si pasojë e një dritë të fuqishme të shkaktuar nga një objekt në rënie, duke ndezur menjëherë alarmin e sulmeve ajrore.

Shefi i administratës ushtarake në Kiev, Serhiy Popkov, deklaroi se gjithçka ndodhi si pasojë e rrëzimit të një sateliti hapësinor të NASA-s.

"Rreth orës 22:00, flaka e shndritshme e një objekti fluturues u vu re mbi Kiev. Sipas informacioneve paraprake, ky fenomen erdhi si pasojë e rënies së një sateliti hapësinor të NASA-s në Tokë. Për të parandaluar që mbeturinat të shkaktojnë viktima, u shpall një alarm për sulm ajror. Mbrojtja ajrore nuk hyri në veprim", tha Popkov.

Ndërkohë që i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Agjencisë Hapësinore Amerikane, NASA e cila mohoi se ndonjë satelit i saj është rrëzuar në tokë. Sipas saj, sateliti Rhessi është ende duke lëvizur në orbitë, pa dhënë detaje të mëtejshme. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=jGSz1Jfonfs

A2 CNN Livestream

Latest Videos