All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Treni i mallrave del nga shinat, bllokohet udhëtimi mes Firences dhe Bolonjës

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 07:29 | Bota
Treni i mallrave del nga shinat, bllokohet udhëtimi mes Firences dhe
All - Paragraf - 1

Qarkullimi hekurudhor është ndërprerë mes qyteteve të Firences dhe Bolonjës për shkak të daljes nga shinat të disa vagonëve të një treni mallrash, shumë pranë stacionit Firenze Castello.

Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për mediat nga rrjeti hekurudhor italian RFI, duke saktësuar se aksidenti ka shkaktuar dëme, por jo të lënduar.

All - Paragraf - 3

“Trafiku hekurudhor është ndërprerë ndërmjet Firences dhe Bolonjës si në linjën e shpejtësisë së lartë ashtu edhe në atë historike, për shkak të daljes nga shinat e disa vagonëve të një treni mallrash në stacionin Firenze Castello. RFI, së bashku me kompanitë e transportit, po riorganizon shërbimet dhe informon udhëtarët në stacione”, shkruhet në njoftim.

Kështu që, trafiku hekurudhor në linjën veri-jug do të pezullohet për disa orë, me anulime totale dhe punime të pjesshme, derisa të rikthehet efiçenca e infrastrukturës në të cilën po punojnë teknikët. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos