McGonigal deklarohet i pafajshëm në seancën e parë ndaj tij, nuk lexohen akuzat

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 21:27 | Politikë
McGonigal deklarohet i pafajshëm në seancën e parë ndaj tij,

Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë në gjykatë. Kështu deklaroi gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci në një lidhje me studion e Debatit në A2 CNN, pak minuta pas përfundimit të seancës së parë gjyqësore ndaj McGonigal. Ajo tha se në këtë seancë nuk u lexuan akuzat ndaj McGonigal dhe një seancë e dytë do të mbahet në një moment të dytë që ende nuk është percaktuar.

“Seanca që përfundoi para pak minutash kishte për qëllim t’i jepte mundësi McGonigal që e pranonte apo jo fajësinë. Ai nuk e pranoi fajësinë për akuzat që janë të lidhura me faktin se ai nuk tregoi të vërtetën për lidhje me persona në SHBA e Ballkan përfshirë edhe ato me Shqipërinë, lidhur dhe me paratë që kishte kërkuar apo pranuar nga shtetasi shqiptaro-amerikan. Një seancë e dytë do të mbahet në një moment tjetër në të ardhmen. McGonigal foli kur u pyet për çështje teknike, betohej se do të thoshte të vërtetën dhe anëtarët e gjykatës thanë që ai shprehej i pafajshëm. Akuzat u pranuan në gjykatë që të mos lexoheshin. Ishte një seancë rutinë, ku tha se deklarohej i pafajshëm për këto akuza. Të njëjtën gjë bëri edhe të hënën”, tha Kostreci.

Sipas saj McGonigal nuk është pyetur për takimet me Ramën dhe 2 shqiptarët e tjerë të identifikuar si Agron Neza dhe Dorian Duçka.

“Nuk është pyetur për takimet me Ramën dhe 2 shqiptarët e tjerë si personi A dhe B në dosje. U ra dakord që nuk ishte e nevojshme të lexohej aktakuza. Do të ketë një seancë të ardhshme por nuk dihet me saktësi se kur do të mbahet, është e papërcaktuar për momentin, bëhet fjalë për procesin në Uashington dhe procesin paralel në Nju Jork. Emrat e këtyre personave nuk përfshihen në akt-akuzë, identifikohen si A dhe B. ne arritëm në këto dy emra duke parë përshkrimin e tyre, por ky proces është për McGonigal, i cili si kreu i FBI ka shkelur rregullat”.

E pyetur nëse ka një listë dëshmitarësh, Kostreci tha: Është herët për të pasur listë dëshmitarësh kjo ishte seancë paraprake. Seanca e dytë është për t’u përgatitur për këto çështje. Nuk do të doja të spekuloja me këtë se nuk e dimë se kur zhvillohet seanca tjetër”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/25/rasti-mcgonigal-rama-kam-takuar-nje-zyrtar-te-fbi-se-dhe-do-ta-takoja-serish/
https://a2news.com/2023/01/25/berisha-mcgonigal-mund-te-shkoje-deri-ne-80-vite-denim-asnje-vit-me-pak-nuk-meriton-edi-rama/
https://a2news.com/2023/01/25/skandali-mcgonigal-gazetarja-jep-detaje-14-fakte-nga-70-te-cojne-ne-zyren-e-kryeministrit-shqiptar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos