McGregor provokon Khabibin: Më ka frikë, e shkatërroj po u ndeshëm sërish

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 18:51 | Sporte të tjera
McGregor provokon Khabibin: Më ka frikë, e shkatërroj po u

Conor McGrgeor këmbëngul se do ta shkatërronte Khabib Nurmagomedovin nëse do të ndesheshin sërish bashkë.

Irlandezi 32-vjeçar u mund dy vite më parë nga kampioni në fuqi i UFC-së, por mendon se dyluftimi do të përfundonte ndryshe nëse do të sfidoheshin edhe një herë tjetër.

Kur u pyet mbi tërheqjen e Khabibit, McGregor u përgjigj kështu për ESPN: “Mendoj se ai ka frikë të ndeshet me mua. Nuk ka faj, pasi unë tani e di se me çfarë përballem. Herën e parë u ndesha me versionin më të mirë të tij, ndërsa ai pati përballë versionin tim më të keq. Ai e di shumë mirë këtë, edhe unë e di, edhe skuadra e tij e ka të qartë. Unë tashmë di se si ta shkatërroj atë njeri”.

I pamposhturi Khabib Nurmagomedov njoftoi tërheqjen nga artet marciale mikse tetorin e kaluar, pasi mundi Justin Gaethje në UFC 254. Ndërkohë, McGregor do të kthehet në oktagon të shtunën e ardhshme, në UFC 257, ku do të ndeshet me Dustin Poirier. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/25/khabib-ruan-titullin-kampion-dhe-terhiqet-nga-mma/

A2 CNN Livestream

Latest Videos