Më 14 maj, zgjedhje edhe në Turqi? Erdogan: Kombi ynë do t’i thotë “mjaft” këtyre dashamirësve të grushtit të shtetit

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 13:08 | Bota

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, la të kuptohet se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi do të mbahen më 14 maj të këtij viti, pasi më parë kishte thënë se data duhet të afrohej nga 18 qershori që ishte caktuar paraprakisht.

Gjatë një fjalimi në Parlament, Erdogan tha se turqit duhet të tregojnë reagimin e tyre ndaj aleancës opozitare në të njëjtën datë kur u mbajtën zgjedhjet e vitit 1950.

“Kombi ynë do t’i thotë mjaft këtyre dashamirësve të grushtit të shtetit, një grupi ambicioz, por të paaftë, në të njëjtën ditë, 73 vite më pas”, tha Erdogan.

Zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 14 maj 1950 shënuan fitoren e Partisë Demokratike, duke rrëzuar nga pushteti Partinë Popullore Republikane, që drejtonte Turqinë që prej themelimit të shtetit modern.

Më 14 maj, do të ketë zgjedhje edhe në vendin tonë, por ndryshe nga Turqia, që mban zgjedhje për pushtetin qendror, në Shqipëri do të garohet për atë lokal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos