
Shefat e Wall Street-it janë shprehur në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit se puna nga shtëpia nuk ka funksionuar.
Jane Fraser, shefja e gjigantit bankar Citigroup, tha: “Stafi po vijon punën nga shtëpia, që nga nisja e pandemisë. Ne mund ta shikojmë se kush është produktiv e kush jo. Nëse nuk janë produktivë, ne i kthejmë në zyrë dhe i japim trajnimin e duhur për të rritur produktivitetin”.
Ajo shtoi se është vënë re që bashkëpunimi është më i mirë nëse stafi punon në të njëjtin vend.
Ndërsa Larry Fink, drejtori ekzekutiv i BlackRock, theksoi prerë se “puna nga shtëpia nuk ka funksionuar”. (A2 Televizion)