Më 2 qershor, shpallet vendimi përfundimtar për Thoma Gëllçin

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 11:49 | Aktualitet
Më 2 qershor, shpallet vendimi përfundimtar për Thoma

Gjykata e Posaçme shtyn për më 2 qershor seancën për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi dhe tre të pandehurve të tij.

Gëllçi akuzohet për "shpërdorim të detyrës" gjatë procedurës së një tenderi 87 milionë lekë në vitin 2018.

Të pandehurit e tjerë të dosjes, akuzohen për "shkelje të barazisë në tendera".

Në seancën e sotme, Gjykata u njoh me konkluzionet e mbrojtjes, ku të pandehurit kërkuan të deklarohen të pafajshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos