Zelensky përsërit kërkesën ndaj Putin: Të ulemi në tryezën e bisedimeve

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 13:08 | Bota
Zelensky përsërit kërkesën ndaj Putin: Të ulemi në

Gjatë fjalimit të radhës për popullin ukrainas, presidenti Volodymyr Zelensky përsëriti kërkesën drejtuar homologut Putin për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

“Përsëris thirrjen ndaj presidentit të Federatës Ruse. Po zhvillohen luftime në territorin ukrainas. Le të ulemi për bisedimet dhe t’i japim fund vdekjes së të pafajshmëve”, shprehet Zelenesky.

Mes të tjerash, presidenti ukrainas përsëriti reagimin e dobët të perëndimit, si dhe iu bëri thirrje qytetarëve të Europës të dalin në protesta të mëdha kundër kësaj lufte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos