
Tradita vazhdon. Për shqiptarët, martesa mbetet e shenjtë, ndërsa dasmë është kurorëzimi i nisjes së një jete të re.
Pas Hungarisë, Shqipëria renditet e dyta në Europë për numrin më të lartë të martesave për 1000 banorë. Të martuarit kanë nostalgji për dasmat e tyre, por të rinjtë i kanë projeksionet më të ndryshme deri në martesë.
Përpara kryerjes së betimit, çdo çifti i duhet të kalojnë fillim nga një argjendari. Pronarët e këtyre bizeseve thonë se kërkesat për bizhu nuk kanë rënë.
Rritjen e martesave e ndjejnë edhe pronarët e lokaleve të dasmave. Selman Rasha, prej 20 vitesh pret e përcjell çiftet: “Këtë vit jemi më mirë se vitet e tjera, ka prenotime. Bëj 20-30 dasma në vit, të tjerët ndoshta më shumë. Ka që ruajnë traditën, ka që duan modernen”.
Vendet e Europës Perëndimore kanë numrin më të ulët të martesave, ku në vend të fundit renditet Italia, me 1.6 martesa për 1000 banorë. (A2 Televizion)