Rritja e çmimeve, studentët peticion qeverisë: 10 000 lekë bonus ose përshkallëzojmë veprimet

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 17:19 | Sociale
Rritja e çmimeve, studentët peticion qeverisë: 10 000 lekë

Fatura mujore e shpenzimeve për një student në Tiranë është shtuar mesatarisht me 7 200 lekë si pasojë e rritjes së çmimeve.

Shtrenjtimi ka përfshirë qiratë, ushqimin, mjetet kancelarike, transportin dhe produktet e konsumit në kohën e lirë.

E teksa stuhia e çmimeve pritet të zgjasë, studentët kërkojnë ndihmën e qeverisë për të amortizuar disi efektet e krizës. Për të arritur qëllimin, ata kanë organizuar edhe një peticion. 

Të tjerë studentë e vlerësojnë si të domosdoshme dhënien e kësaj shume. Për të argumentuar kërkesën, ata marrin edhe shembuj nga vendet e rajonit.

Studentët paralajmërojnë se në rast se qeveria nuk do të miratojë bonusin e kërkuar, ata do të bojkotojnë procesin e mbetur akademik, duke u organizuar edhe në protesta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos