Besimi në ekonomi, në rënie për të tretin muaj radhazi, ndikon rritja e çmimeve

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 15:34 | Ekonomi
Besimi në ekonomi, në rënie për të tretin muaj radhazi,

Rritja e çmimeve i ka bërë konsumatorët të pasigurt. Banka e Shqipërisë konstatoi se në tetor Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, që mat besimin në ekonomi, shënoi një rënie prej 0,4% kundrejt muajit të mëparshëm. Kjo rënie ndodh për të tretin muaj radhazi.

Rënia e indeksit në këtë periudhë u përcaktua kryesisht nga rënia e besimit konsumator dhe në një shkallë më të vogël nga rënia e besimit në sektorin e tregtisë, ndërsa besimi në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe në atë të industrisë u përmirësuan.

Rënia e besimit te konsumatorët është shkaktuar nga rritja ndjeshme e çmimeve dhe parashikimet se kjo tendencë do të zgjasë. Vlerësimet e konsumatorëve për treguesit e çmimeve aktuale dhe pritjet janë rritur ndjeshëm krahasuar me ato të muajit shtator. Ndërkohë që në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë konstatohet se qytetarët janë pesimistë për sa i përket blerjeve në shuma të mëdha, çka tregon për një stepje të tyre në këtë drejtim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos