Një shtetas anglez u dënua nga Gjykata e Canterbury-it në Angli për trafikim të qenieve njerëzore, pasi në tetorin e vitit 2016 kishte tentuar të kalonte kufirin anglez nga Franca përmes tunelit nënujor që lidh dy vendet, bashkë me 11 emigrantë ilegal me origjinë shqiptare.
Peter Martin, 51 vjeçar, i deklaroi autoriteteve kufitare franceze se po kthehej në Angli pas blerjes të disa pijeve alkoolike për një festë, por në furgonin e tij tip Ford Transit nuk u gjetën kasa me birra por 10 meshkuj dhe një grua, që kishin tentuar të kalonin ilegalisht në këtë mënyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

I akuzuari ka mohuar autorësinë e tij, madje gjatë gjithë kohës ka akuzuar një bandë kriminale shqiptare, që sipas tij e ka detyruar të transportojë shqiptarët përtej kufirit, duke kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij.
Por gjykatësit anglezë nuk i kanë besuar bashkëkombësit të tyre, që nuk arriti të japë asnjë provë konkrete për këto kërcënime, dhe e dënoi atë me më shumëse 5 vjet burg. (A2 Televizion)