Ndahet nga jeta aktori i famshëm holandez

Nga A2 CNN
24 Korrik 2019, 20:47 | Showbiz

Aktori Rutger Hauer, i cili mbahet mend më mirë për rolin e tij në filmin e vitit 1982, “Blade Runner”, u nda nga jeta këtë të mërkurë, në moshën 75-vjeçare, pas një sëmundjeje të pashërueshme. Menaxheri i tij konfirmoi që ai ka vdekur që të premten, ndërsa të mërkurën u mbajt edhe funerali.

Aktori holandez ishte më tepër i njohur për rolet e tij në filmat horror, duke luajtur edhe rolin e Van Helsing në filmin “Dracula 3D”, por edhe në disa filma të tjerë të bazuar në romanet e Stephen King.

Hauer u lind në 23 janar 1944 në Breukelen, pranë Amsterdamit. Në rininë e tij punoi për disa vite si marinar në anije tregtare, por u rikthye në Amsterdam në vitin 1962. Pas disa roleve të ndryshme periferike, hyri në kinemanë e rëndësishme me rolin në filmin “Blade Runner”. Ai gjithashtu ka luajtur role episodike në filma të tjerë të Hollyëood, si “Sin City”, “Batman Begins” dhe serialin e HBO, “True Blood”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos