Një apartament është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Durrësit. Mësohet se apartamenti ku ka rënë zjarri ndodhet në katin e katërt të një pallati 5-katësh.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve paraprake një person është asfiksuar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta. (A2 Televizion)