Aksident tragjik në Itali, vdesin dy shqiptarë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2019, 12:26 | Kronikë
Aksident tragjik në Itali, vdesin dy shqiptarë

Një aksident me pasojë vdekjen e 2 shqiptarëve u regjistrua në orën 01:15 të kësaj të shtune në Itali.

Mediat vendase lajmërojnë se dy shqiptarë kanë humbur jetën në aksin rrugor Bolonja-Taranto, afër zonës komunale të Gateos, midis Riminit dhe Çezenës.

Nga një rindërtim i parë i fakteve, rezulton se makina e tyre, një “Renault Clio”, ishte e ndaluar në rrugë, kur u godit nga një “Volkswagen Passat” që vinte nga pas. Në bordin e makinës së dytë ishin tre persona, me origjinë italo-zvicerane dhe të gjithë pësuan lëndime të lehta.

Ndërkaq, ndërroi jetë shoferi i Clios, një 28-vjeçar dhe gruaja që ndodhej me të, 38 vjeçe, të dy shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos