Me Messi-n në fushë, Barça rikthehet e “frikshme”

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 14:51 | Futboll

Ky sezon në La Liga nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Barcelonën dhe një prej arsyeve ishte edhe mungesa e yllit argjentinas, Lionel Messi, në ndeshjet e para të kampionatit.

Në ndeshjen e parë pas kombëtareve, Barça është rikthyer duke treguar të gjithë arsenalin e saj në transfertën ndaj Eibarit. Rezultati në fund ishte 0-3, por ajo që ra më shumë në sy ishte loja e katalanasve, të cilët në ndryshim nga ndeshjet e para në kampionat tashmë po bindin.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Griezemann, Messi shënoi të dytin, ndërsa asistoi edhe te goli i tretë i Suarez që vulosi edhe rezultatin e kësaj ndeshje.

Me këtë fitore, Barça ngjitet në kuotën e 19 pikëve, një më shumë se Reali, i cili ndeshjen e kësaj jave do ta luajë në mbrëmje në fushën e Mallorca-s.

(A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos