Me ndihmat erdhi dhe Covid-19, Tonga futet në izolim pas rasteve të para

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 10:56 | Bota
Me ndihmat erdhi dhe Covid-19, Tonga futet në izolim pas rasteve të

Dy javë pas shpërthimit masiv vullkanik dhe cunamit që shkatërroi arkipelagun, Kombi ishullor i Paqësorit, Tonga ka hyrë në izolim, pasi raportoi rastet e para në komunitet me Covid-19.

Kryeministri Siaosi Sovaleni njoftoi në një konferencë për shtyp se dy punonjës të portit kishin rezultuar pozitivë, por zyrtarët më vonë konfirmuan tri raste të tjera në anëtarët e një familje.

"Të mërkurën, u konfirmuan tri raste të reja Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në pesë", tha kryeministri, sipas Radio Zelandës së Re. Infeksionet e reja është një grua, si dhe dy fëmijët e saj, pas dy punonjësve të portit.

"Bllokimi do të fillojë në orën 18:00, me orën lokale të mërkurën dhe do të rishikohet çdo 48 orë", tha kryeministri.

Tonga ishte një nga vendet që nuk raportoi asnjë infeksion të vetëm Covid, pasi kishte mbyllur kufijtë e saj me botën e jashtme në mars 2020.

Përhapja e mundshme nuk mund të vinte në një kohë më të keqe për kombin me 100 000 banorë, i cili po përpiqet të rikuperohet nga shpërthimi masiv i 15 janarit. Telekomunikacioni dhe interneti, veçanërisht në ishujt më të largët të vendit nuk janë restauruar plotësisht. Bizneset vazhdojnë të ndikohen dhe më shumë se 1500 njerëz mbeten të zhvendosur pasi qindra shtëpi u shkatërruan.

Agjencitë e ndihmave dhe politikanët e Tongas paralajmëruan për mungesa të mundshme ushqimore, pasi të korrat u shkatërruan nga rënia e hirit vullkanik. Një konferencë e Kombeve të Bashkuara, javën e kaluar, tha se aksesi në ujë të sigurt mbetet një sfidë kryesore, pasi burimet e ujit janë të kontaminuara.

Përpjekjet po vazhdojnë për të pastruar hirin, mbeturinat dhe për të shpërndarë ndihma për komunitetet e prekura, tha OKB-ja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos