Një varrim në Irlandë përfundoi me të qeshura të papërmbajtshme kur nga arkivoli u dëgjua zëri i të ndjerit.
Në momentin kur arkivoli po futej në gropë, u dëgjua zëri i ish-ushtarakut Shay Bradley duke thënë: “Përshëndetje, më lini të dal. Ku dreqin jam? Më lini të dal, ore. Është errësirë këtu brenda”.
Personat e pranishëm në ceremoni shpërthyen në të qeshura, ndërsa të afërmit shpjeguan se ky është ndryshimi mes humorit të ushtarakëve dhe humorit të njerëzve të thjeshtë. Ai i ushtarakëve është humor i zi.
Shay kishte regjistruar audion me zërin e tij dhe kishte lënë porosi që ajo të luhej në momentin e varrosjes, në mënyrë që njerëzit të ndaheshin me të duke qeshur. (A2 Televizion)