
Presidenti Ilir Meta komentoi në Intervistën me gazetaren e A2 CNN Merita Haklaj dhe marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama.
Meta u shpreh se kryeministri Rama ka cënuar interesat dhe sovranitetin e vendit dhe të Kosovës dhe për këtë çështje ndarja me të është shumë e qartë.
“Zoti Rama ka cenuar sovranitetin e vendit dhe të popullit shqiptar. Ka cenuar interesat kombëtare të shqiptarëve, shtetit të Kosovës dhe sigurisht që kemi ndarje shumë të qarta në këtë drejtim. Unë për ndarje ideologjike nuk krijoi marrëdhënie të papajtueshme moralisht me askënd sepse bindjen politike janë e drejtë e kujtdo. Por kur cenohen interesat kombëtare jam i qartë dhe i prerë”, tha Meta në A2 CNN. (A2 Televizion)