
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e së dielës në qytetin e Vlorës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një karburant në hyrje të qytetit. Pas ngjarjes, policia ka sqaruar se bëhet fjalë për shkrepje arme në mënyrë të pavullnetshme.
Për këtë rast, policia ka shoqëruar në komisariat personin që ka qëlluar me armë për të dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)