Organizuan dasma, gjobë 1 milion lekë dy lokaleve në Durrës

Nga A2 CNN
26 Korrik 2020, 11:24 | Kronikë
Organizuan dasma, gjobë 1 milion lekë dy lokaleve në Durrës

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me gjobë 1 milion lekë dy administrator lokalesh të cilët kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në Manzë, një lokal kishte organizuar dasmë duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt, me pronar shtetasin me inicialet R. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1 000 000 lekë.

Gjithashtu, në lagjen nr. 1 u evidentua një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1 000 000 lekë.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos