Pallati 6-katësh u shemb nga ndërhyrjet në lokal, policia ndalon pronarin 8 muaj pas tërmetit

Nga A2 CNN
26 Korrik 2020, 11:57 | Kronikë
Pallati 6-katësh u shemb nga ndërhyrjet në lokal, policia ndalon

Policia e Durrësit njoftoi se ka ndaluar gati 8 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit pronarin e lokalit “Barons”, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh.

Personi i ndaluar është 44-vjeçari me iniciale A. T., banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos