“Më shumë kohë me familjet”, kryeministrja finlandeze planifikon 4 ditë punë në javë dhe 6 orë punë në ditë

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 10:29 | Lifestyle
“Më shumë kohë me familjet”, kryeministrja finlandeze

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka vendosur që vendi të implementojë një organizim të ri të ditëve dhe orëve të punës, që përfshin javën me 4 ditë pune dhe ditën me 6 orë pune.

34-vjeçarja, e cila është kryeministrja më e re në botë, ka thënë se punëtorët duhet të shpenzojnë më shumë kohë me familjet e tyre.

“Mendoj se njerëzit meritojnë që të kalojnë më shumë kohë me familjet, me të dashurit dhe me pasionet e tyre”, tha Marin.

Edhe kur ishte ministre e Transportit, Marin kishte deklaruar se javët e punës duhet të ishin më të shkurtra për të përmirësuar produktivitetin e punonjësve.

Aktualisht, në Finlandë punohet 5 ditë në javë dhe 8 orë në ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos