Më sportiv se kurrë, Erdogan shfaqet duke luajtur basketboll me deputetët e partisë së tij

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 19:17 | Bota
Më sportiv se kurrë, Erdogan shfaqet duke luajtur basketboll me

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan luajtur basketboll me anëtarët e parlamentit dhe kolegët e tjerë në pallatin presidencial të Turqisë që ndodhet në lagjen Bestepe të Ankarasë.

Mustafa Varank, një ligjvënës i AKP-së, ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e presidentit turk duke luajtur basketboll në ditën e tretë të festës së madhe për besimtarët myslimanë, atë të Kurban Bajramit.

“Është e vërtetë që ndonjëherë largohem nga loja dhe bëj video”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale kur ka shpërndarë videon ku shihet Erdogan duke luajtur basketboll me kolegët e tij.

Videoja mund të hedhë poshtë edhe zërat, sipas të cilëve, presidenti turk ka probleme me shëndetin. (A2 Televizion)

https://twitter.com/trtworld/status/1674752047009128449?s=20

A2 CNN Livestream

Latest Videos