Më të kërkuarit, pikëpyetjet e fondit të informatorëve të policisë

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 16:43 | Kronikë
Më të kërkuarit, pikëpyetjet e fondit të

Pas një sërë ngjarjesh kriminale në vend, policia vendosi të shpallë disa prej më të kërkuarve prej saj duke garantuar anonimatin për çdo informacion si dhe duke ofruar shpërblime për ata që tregojnë vendndodhjen ose japin të dhëna të vlefshme.

Ajo që vihet re është se në njoftimin e policisë nuk jepen detaje lidhur me atë çka përfitojnë informatorët, apo se kush është personi me i kërkuar në Shqipëri. Diçka e tillë është një praktikë ndërkombëtare ndërsa për çdo rast jepen të dhëna shtesë lidhur me personat në kërkim.

https://a2news.com/2020/05/27/zbardhja-e-krimeve-policia-100-mije-euro-ne-vit-per-informatoret/

Ndonëse mbetet një zë sekret në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, mësohet se fondi për informatorët shkon deri në 100 mijë euro. Herën e fundit që policia doli me një informacion zyrtar ishte rasti për Talo Çelën, I kërkuar për një sërë ngjarjesh kriminale.

Në vitin 2020 policia tha se ofronte 10 mijë euro për gjetjen e tij ndërsa që nga ajo kohë nuk ka dalë më zyrtarisht. Por ajo që ngre pikëpyetje është se prej kohësh fondi I informatorëve nuk shpenzohet nga ana e policisë. Diçka e tillë tregon se ka një problem lidhur me ekzistencën ose jo të informatorëve apo dhe me vetë shifrat që policia ofron për këtë kategori personash e cila në të vërtetë nuk është shpenzuar dy vitet e fundit.         (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos