Gjendet në Pyllin e Sodës një automjet i djegur, dyshohet për ngjarje kriminale

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 09:48 | Kronikë

Forcat e rendit në Vlorë po hetojnë mbi një automjet që është gjendur pothuajse totalisht i djegur në pyllin e Sodës, pikërisht në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.

Mjeti ka interes për policinë për disa karakteristika, që bëjnë të mendosh se mund të ketë qenë i përdorur në ngjarje kriminale, ndërkohë që djegia në vetvete duket e qëllimshme.

Bëhet fjalë për një automjet tip "fuoristradë" dhe pa targa. Sipas bluve, autorët kanë qenë profesionistë, pasi nga makina është fshirë shasija, duke vështirësuar identifikimin.

Kjo zonë është një pjesë e pyllit të Sodës që aksesorët nga tri hyrje/dalje për në Vlorë dhe autostradë.  Policia e Vlorës është duke punuar për të parë se nga cila anë ka ardhur automjeti deri këtu. Deri më tani nuk ka asnjë ngjarje të dokumentuar që të mund të jetë kryer në automjeti tip fuoristradë. 

Sipas burimeve të A2 CNN, autoritetet mendojnë se automjeti mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë mjet lundrues, apo mund t'i jetë vënë zjarri për të shpërqendruar policinë.

Deri tani, policia nuk ka asnjë ngjarje të raportuar në krim kundër personit apo pronës të denoncuar 24 orët e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos