Policia e Shtetit ka publikuar fotot e personave me rrezikshmëri të lartë, të cilët janë në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të kapur “disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës”.
Bëhet fjalë për shtetasit Talo Çela, Laert Haxhiu, Jani Alia, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi.





Policia bën me dije se “për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash”.
“Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)