
Pavarësisht infektimeve dhe përhapjes së shpejtë të koronavirusit dhe varianteve të tij, në Amerikë kërkojnë që finalja e Super Bowl të zhvillohet me kapacitetin e plotë të stadiumit “Sofi”, më 13 shkurt.
Sipas organizatorëve, është programuar që rreth 70 mijë tifozë të jenë të pranishëm në impiantin modern, ndonëse situata e Covid-19 është shqetësuese. Megjithatë, edhe masat strikte si në çdo aktivitet tjetër sportiv nuk mund të mungonin. Sipas asaj, që raportohet në stadium, do të lejohen të gjithë ata që e kanë kryer dy dozat e vaksinave, të gjithë duhet të jenë me maskë dhe nuk duhet të konsumojnë pije apo ushqime të tjera.
Sipas organizatorëve, aktivitet të tilla sportive janë një ilaç për të shëruar çdo plagë që Covid-19 ka lënë në jetën e njerëzve. Vitin e kaluar Super Bowl mirëpriti në stadium afro 25 mijë tifozë, kjo për shkak të kufizimeve nga virusi, ndërsa këtë sezon pritet që skuadra e Los Anxhelos të regjistrojë afro 5,5 miliardë dollarë nga të ardhurat e biletave. (A2 Televizion)