“Me vullnet të plotë dorëzoj mandatin e deputetit”, Alqi Bllako çon me postë kërkesën në Kuvend

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 16:28 | Politikë

“Me vullnetin tim të plotë dorëzoj mandatin parlamentar si deputet i Partisë Socialiste”.

Kjo është një pjesë e tekstit nga kërkesa që Alqi Bllako ka dorëzuar sot me postë në Kuvendin e Shqipërisë për të vënë në dije dorëzimin e mandatit të deputetit.

https://a2news.com/2022/03/29/spak-kerkoi-arrestimin-alqi-bllako-dorezon-mandatin-e-deputetit/

Lënia e mandatit nga Bllako erdhi pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e deputetit, pasi e akuzon atë si të përfshirë në aferën e inceneratorët të Fierit.

Bllako njoftoi një ditë më parë se do të lërë mandatin e deputetit me anë të një postimi në Facebook. Ndër të tjera, ai shkroi se do të provohet pafajësia e tij, nëse procesi gjyqësor do të jetë i paparagjykuar dhe i drejtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos