Ministri rus i Emergjencave, Yevgeny Zinichev, vdiq në një aksident të ndodhur gjatë stërvitjes së Mbrojtjes Civile, në Arktik.
Sipas njoftimit të ministrisë që ai drejtonte, 55-vjeçari vdiq në Norilsk teksa u mundua të shpëtonte një kameraman, i cili ra nga një shkëmb gjatë një interviste.
“Ministri dhe kameramani ishin buzë një shkëmbi. Kameramani rrëshqiti dhe ra në ujë”, raportoi gazetarja e RT Margarita Simonyan. “Zinichev u hodh për të shpëtuar jetën e kameramanit, por ra mbi një shkëmb”, shtoi ajo.
Yevgeny Zinichev ishte në detyrën e ministrit që nga vitit 2018 dhe thyhet se për vite me radhë ka qenë një nga personat kyç për sigurinë e Vladimir Putin. (A2 Televizion)