
Hysaj gjithmonë më shumë drejt kryeqytetit italian. Sipas burimeve të gazetave italiane, në veçanti Correre dello Sport, mbrojtësi i krahut të djathtë është shumë pranë marrëveshjes me verdhekuqtë e Romës.
Sipas këtyre informacioneve, drejtuesit e ekipit kryeqytetas kanë propozuar shkodranit një kontratë deri në vitin 2025, me një rrogë që i afrohet 2.5 milionë euro në vit.
25 vjeçari do të ishte një zgjedhje ideale pas dëmtimeve të njëpasnjëshme që kanë goditur mbrojtjen e Romës, i fundit ai i Zappacosta.
Pala e vetme për tu bindur është Napoli, që kërkon jo më pak se 20 milionë euro për të dhënë “dritën jeshile”. (A2 Televizion)