
Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet më të vështira në karrierën e tij. Pas dëmtimit që pësoi me skuadrën e Watford në Angli ai po has vështirësi në gjetjen e një skuadre të re.
Megjithatë, mediat spanjolle shkruajnë se sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit do ta vazhdojë karrierën e tij në futbollin turk. Sulmuesi shqiptar do të bashkohet me Sivasspor-in, me të cilin do të firmosë kontratë 3-vjeçare.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të udhëtojë këtë të premte drejt Turqisë dhe do t’u nënshtrohet analizave mjekësore, për të firmosur më pas kontratën dhe për t’u zyrtarizuar te klubi i ri.
Një humbje kjo për Sampdorian dhe Frosinone-n, të cilat javët e fundit ishin duke e ndjekur me interes Manaj-n. (A2 Televizion)