Mediu: Korrupsioni po e kthen Shqipërinë në kohët e egra të një diktature të re

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 12:18 | Politikë
Mediu: Korrupsioni po e kthen Shqipërinë në kohët e egra

Kryetari i Partisë Republike, Fatmir Mediu, zhvilloi takimin e radhës me strukturat e Partisë Republikane në Rrogozhinë.

Mediu u njoh nga të pranishmit me problemet që ata kanë. Ata theksuan se varfëria dhe papunësia kanë mbërthyer zonën. Qytetarët e pranishëm në takim janë shprehur se bujqësia, jo vetëm që nuk ka mbështetje nga qeveria, por çdo prodhim i fermerëve po hidhet në rrugë. “Rinia dhe pjesa aktive kanë lënë vendin për shkak të papunësisë, ndërkohë që Bashkia ka rritur numrin e punonjësve me gati 5-fish, në kurriz të taksave, për t’i përdorur për zgjedhjet dhe manipulimin e tyre”.

Mediu u shpreh se regjimi i korruptuar i Edi Ramës mund të mposhtet kur të gjithë të bashkohen me çdo qendër votimi, për të mbrojtur votën dhe të mos pranojmë që Rama të na trajtojë si qenie inferiore dhe pa vlerë.

“Përbuzja e tij karshi shqiptarëve, lidhjet me korrupsionin dhe krimin po e kthejnë Shqipërinë në kohët e egra të një diktature të re!”, u shpreh kryetari i Partisë Republikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos