Ministri i Jashtëm grek mbërrin, të martën, në Tiranë, takime me Ramën, Cakajn, Metën dhe Bashën

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 10:30 | Politikë
Ministri i Jashtëm grek mbërrin, të martën, në

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Niko Dendias, mbërrin, të martën, në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku në fokus pritet të jenë çështjet e mbetura ende të pazgjidhura mes dy vendeve, por edhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Mësohet se Dendias nis serinë e takimeve në 11:30 me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ndërsa pas mesdite do të mbërrijë në kryeministri, ku do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Ramën.

Në orën 14:45, ministri i Jashtëm grek do të takohet me presidentin Meta, ndërsa në 16:00 me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vizita e tij në Tiranë pason atë të kreut të qeverisë në Athinë, ku u takua me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos