Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE në Vjenë: Kina i është bashkuar Rusisë në luftën kundër demokracive

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 13:05 | Politikë
Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE në Vjenë: Kina

Në takimin e Asamblesë parlamentare në Vjenë u diskutua rreth agresionit rus në Ukrainë. Delegacioni Ukrainës nuk mori pjesë për shkak të prezencës së delegacionit rus. Pothuajse gjithë parlamentarët e vendeve të OSBE-së në momentin që merrte fjalën delegacioni rus, largoheshin nga salla ose valëvisnin flamujt e Ukrainës.

Të pranishëm në asamble ishin edhe deputetët Fatmir Mediu dhe Helidon Bushati. Në fjalën e tij në komitetin e politikave dhe sigurisë që drejtohej nga Kongresmeni Richard Hudson, Mediu tha se nuk është vetëm Rusia “elefanti në dhomë”.

“Tashmë 1 vit mbas agresionit rus në Ukrainë, është më se e qartë që ky agresion është jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër Europës. Është një agresion i regjimeve autoritare kundër vendeve demokratike me interesa të qarta gjeopolitike dhe gjeoekonomike. Ambiguiteti strategjik është gabim i madh dhe krijon vend për më shumë konflikte. Rusia dhe Kina e kanë përdorur ekonominë si një armë kundër vendeve të tjera. Vendet tona duhet të ndërmarrin hapa konkret që të mos lejojnë investime që krijojnë probleme me sigurinë kombëtare”.

“Ashtu si SHBA-ja dhe BE-ja, ne duhet të aprovojmë ligje që bëjnë një proces vlerësimi për investimet e huaj për të shmangur që investimet të kthehen në mjete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe influencojnë politikën”, shtoi Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos