PD kërkon përjashtimin e Spiropalit nga Kuvendi

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 12:17 | Politikë

Partia Demokratike ka bërë një kërkesë, këtë të premte, për përjashtimin me 10 ditë nga kuvendi të Elisa Spiropalit për shkak të sjelljes ndaj Edmond Spahos, deputetit demokrat.

Në seancën e së enjtes, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ironizoi situatën e deputetit Edmond Spaho, i cili u përjashtua për sjelljen e tij në Kuvend, ku i ra edhe bilbilit.

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në Komisionin e Etikës si revolucion i vërtetë. I palodhur, keqardhje që trashëgimia e tij e bilbilfryrjes nuk u trashëgua te ju. Ai ishte më i guximshëm se ju. Do jetë në zemrat tona deri pas 20 ditëve ku do të jetë sërish këtu bashkë me ju. Ju po e kërkoni kauzën aty ku nuk është. Ju akuzoni si denoncues të Zotit Basha”, tha ajo.

Kjo deklaratë solli revoltimin e demokratëve në seancë, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i tërhoqi vërejtje Spiropalit.

Në përditësim… (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos