Zhbllokohet foltorja, PD insiston për komision hetimor, PS zbutet në tone e qëndrim

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 17:10 | Politikë
Zhbllokohet foltorja, PD insiston për komision hetimor, PS zbutet në

Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi si një deja vu e asaj të javës së kaluar. 8 deputetë opozitarë vuajtën vendimin e sekretariatit të etikës i cili i përjashtoi nga punimet e Kuvendit, çka solli tensione në oborrin e parlamentit.

Brenda sallës demokratët bllokuan përsëri foltoren duke kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen McGonigal. Strategjia e bllokimit këtë herë nuk funksionoi. Taulant Balla iu drejtua foltores për herë të parë nga dhjetori i kaluar, pa hasur në pengesën e kolegëve të PD-së, që u zmbrapsën. Edhe socialistët kishin gati një hap pas. Komisioni hetimor që refuzohej deri në miratimin e ligjit të ri, këtë herë u trajtua si një kërkesë ende e hapur. 

Një tjetër mesazh qetësimi Taulant Balla e dërgoi sa i përket çështjes së drejtimit të PD-së, tek e cila gjen arsyet e acarimit të opozitës. Gati si një mesazh i koduar, pohoi se me vendimin e Gjykatës së Apelit më 3 mars, do të gjente paqe edhe grupimi i Berishës që proteston prej javësh.

Më pas seanca vijoi me diskutimet mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa me largimin e demokratëve nga salla edhe socialistët e tjerë mundën t’i rikthehen foltores.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos