Rezoluta e OKB mbështet Kievin, Xhaçka: Dëshmi e qartë që dënon Rusinë, krenare për Shqipërinë  

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 23:33 | Politikë

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u votua sot një rezolutë ku u ritheksua mbështetja ndaj Kievit dhe për integritetin e saj territorial.

Ishin 141 vendet që votuan pro rezolutës, ndërkohë që 32 abstenuan dhe vetëm 7 ishin kundër.

Ndër abstenimet, spikasin ato të disa fuqive si Kina, India, Pakistani dhe Irani, ndërkohë që votuan kundër vetëm disa vende që cilësohen si “satelite” ndaj Moskës, si Bjellorusia, Nikaragua, Kongo dhe Eritrea, ku Moska ka investuar gjatë viteve të fundit.   

https://twitter.com/xhacka_olta/status/1628866453045755904

Shqipëria ishte bashkësponsorizuese e rezolutës, sipas fjalëve të ministres së Jashtme Olta Xhaçka. , sipas se cilës,  “kjo është një dëshmi e qartë që veçon dhe dënon Rusinë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/23/1-vit-lufte-ne-ukraine-guterres-denon-rusine-shkeli-karten-e-okb/
https://a2news.com/2023/02/23/pervjetori-i-sulmit-rus-ndaj-ukraines-ekspertet-rusia-po-deshton-mungoi-objektivat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos