Mediu në Tiranë: Kjo qeverisje ka humbur edhe sensin njerëzor

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 16:14 | Politikë
Mediu në Tiranë: Kjo qeverisje ka humbur edhe sensin njerëzor

“Kemi një qeverisje e cila ka humbur jo vetëm sensin politik, por dhe sensin njerëzor”. Këto ishin fjalët e kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu, kandidat i Aleancës për Ndryshim në qarkun e Tiranës vazhdoi takimet elektorale në njësinë nr. 2.

“Ne besojmë se paratë në xhepat tuaj janë më të sigurta se paratë në xhepat e Ramës apo Erion Veliajt. Atë që dini ju ta bëni me financat, nuk di ta bëjë as Edi Rama, sepse në fund të fundit ju i shërbeni familjes suaj, kurse ata përpiqen që t'i shërbejnë klaneve të cilat kanë sjellë vetëm korrupsion” , ishin fjalët e Mediut.

Lideri republikan shtoi se “të gjitha vendet e rajonit kanë stimuluar bizneset financiarisht, për t'i mbështetur ato, sepse po mbaroi biznesi, ka mbaruar ekonomia, ka mbaruar punësimi. Kanë trajtuar familje me pagesa nga ana e shtetit, kurse Rama të gjitha paratë që merr nga taksat tona i ka dhënë për interesa korruptive me PPP-të që ka, të cilat nuk kanë asnjë vlerë në këtë lloj situate, dhe për më tepër të thotë që ti duhet të punosh nga ora 8 deri në 6 apo deri në orën 8, dhe të kufizon oraret dhe të kufizon mundësi biznesi dhe nga ana tjetër të kërkon po të njëjtat taksa siç kanë qenë më parë. Pra të gjitha këto në kompleks tregojnë që ne kemi një qeverisje e cila ka humbur jo vetëm sensin politik, por dhe sensin njerëzor.

Dy gjëra janë shumë të rëndësishme në jetën tonë, liria dhe dinjiteti.  Dinjitetin, sepse besoj që secili nga ne vlerëson që ka autoritetin, mundësinë e vet, liria sepse është një mundësi për të bërë atë çka ne mendojmë që na e ka falur Zoti për ta bërë për të mirë për veten tonë dhe për familjen tonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos