Mediu: Struktura e PR është gjallëruar me anëtarë të rinj

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 13:12 | Aktualitet
Mediu: Struktura e PR është gjallëruar me anëtarë

Partia Republikane mblodhi strukturat e njësisë administrative numër 1. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, theksoi që “gjallërimi i strukturave të Partisë Republikane në këtë njësi me anëtarë të rinj, në përbërje dhe moshë, tregon qartë që Partia Republikane e ka të garantuar suksesin e saj në Qarkun e Tiranës”. 

“E djathta duhet të përfshijë në angazhimet e saj politike, parlamentare dhe qeverisëse, të gjithë vlerat e saj historike dhe në mënyrë të veçantë atë kontigjent të rinjsh dhe të rejash të cilët kanë mbaruar në Universitet e Shqipërisë, në Amerikë dhe Europë, të cilët së bashku me profesorët e tyre, janë një aset i çmuar kombëtar. Ne jemi krenar që kemi mes nesh shumë të tillë”, tha Mediu.

“E djathta duhet të jetë, gjithmonë, krenare me historinë e vet, dhe nuk mund të krahasohet me të majtën për atë që ajo ka realizuar për Kombin, Shqipërine dhe shqiptarët në këto 30 vite. Duke filluar me liberalizimin e vizave me BE, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërtimin e një infrastrukture moderne nën drejtimin e Sali Berishës. Sot e djathta ka një përgjegjësi të madhe sot, jo thjesht për të larguar regjimin e korruptuar të Rilindjes së Edi Ramës, por për ta kthyer Shqipërinë drejt rrugës Europiane dhe të garantojë mundësinë e antarësimit në BE gjatë mandatit të saj qeverisës mbas 25 prillit. Në mandatin e saj qeverisës, të garantojë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe punësim të shqiptarëve për të ndaluar largimin masiv të pjesës më aktive të shoqërisë, duke shmangur kështu një problem të madh politik, ekonomik dhe social”, shtoi Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos