Mehmeti: Të jesh i shkolluar në Shqipëri, problem i madh. 8 Dhjetori, si 14 Shkurti

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 20:25 | Aktualitet
Mehmeti: Të jesh i shkolluar në Shqipëri, problem i madh. 8

I ftuar në emisionin “Debat” nga Alba Alishani në “A2CNN”, eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, është shprehur se edhe sot pas 32 vitesh nga 8 dhjetori i ’90-s, nuk ka asnjë reflektim. Sipas Mehmetit, rinia shqiptare sot po largohet nga vendi dhe skenat e largimit të tyre janë të ngjashme dhe po aq të dhimbshme sa pamjet e atëhershme të largimit masiv të shqiptarëve.

“Sot, 32 vite pas 8 Dhjetorit, nuk ka asnjë reflektim. Njerëzit që e kthyen rininë shqiptare në një rini që ikën “nga sytë këmbët”, me ato skena që ne kemi parë e që e kalojnë dhimbjen e viteve ’90, e që atëherë ishte e justifikueshme, por edhe sot pas 32 vitesh, jo vetëm që nuk ka reflektim, por ka edhe një kënaqësi të fshehur që po ikin. Këtu po të jesh shumë i shkolluar është problem i madh. Sa më pak i shkolluar të jesh, aq më mirë është dhe e kundërta është problem i madh. Këtu nuk ke ndonjë të ardhme. Kemi profesorë që kanë vështirësi të kalojnë muajin, dhe nga ana tjetër kemi njerëz pa asnjë kontribut në shoqëri, të cilët jo vetëm që nuk kanë asnjë vështirësi, por që kanë nga 2-3 shtëpi, pasi me një vulë e me një firmë kalojnë miliona euro.”

Ndriçim Mehmeti

Mehmeti vijoi më tej duke thënë se, sot jo vetëm që nuk ka asnjë reflektim në lidhje me këtë datë, por 8 Dhjetori shikohet si një festë normale, si një ditë pushimi si gjithë të tjerat, ndërsa nuk nguroi ta krahasonte edhe me 14 Shkurtin.  

“Jo vetëm që nuk ka një reflektim në këtë datë, por merret si një datë normale, si një datë pushimi, merret si 14 Shkurti. Shumë  e rëndomtë. Si qytetarë në ndihemi të fyer në vendin tonë. Ne kemi të rinj sot që nuk vazhdojnë dot shkollën, sepse nuk kanë mundësi ta ndjekin.” (A2 Televizion)

Ndriçim Mehmeti
https://a2news.com/2022/12/08/mehmeti-iku-koha-e-enverit-kur-na-thuhej-se-edhe-ne-maje-te-gurit-mesohet-kemi-vrare-meritokracine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos