Meksikë, tragjedi në stadium. Flitet për 17 viktima nga përleshjet masive

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 15:23 | Futboll

Një ndeshje futbolli në Meksikë është shndërruar në një tragjedi. Sfida Queretaro-Atlas u pezullua në minutën e 63-të, pasi tifozët nisën një sherr masiv në shkallët e stadiumit dhe në fushën e lojës.

Pamjet që vijnë nga stadiumi janë të frikshme, me tifozë të gjakosur nga goditjet me stola dhe leva.

Fillimisht, nga disa media u raportua për 17 viktima, por ky bilanc u përgënjeshtrua nga autoritetet zyrtare, të cilat thonë se nga përleshjet janë regjistruar 44 të plagosur dhe asnjë i vdekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos