
Pas sfidës direkte të humbur me Tiranën, Laçi humbet edhe më tepër terren në garën për titull.
Kurbinasit u frenuan në barazim pa gola në shtëpi nga Egnatia, skuadër që lufton për mbijetesë. Edhe pse e dominoi ndeshjen dhe kërkoi me ngulm golin e fitores, skuadra e Mirel Josës u ndal në tre raste nga shtylla.
Me këtë rezultat, Laçi mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, 8 më pak se Tirana kryesuese.
Shpresa reale për të qëndruar në elitë ka edhe Kastrioti, që triumfoi 1-0 në finalen direkte me Skënderbeun. Korçarët u ndëshkuan nga autogoli i Dumfur dhe mbeten në fundin e renditjes. (A2 Televizion)