Mazhoranca do të kalojë në seancën e fundit plenare të këtij sesioni ligjin e posaçëm për rindërtimin, që ashpërson masat ndëshkuese për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit.
Drafti i hartuar nga qeveria parashikon nga 7 deri në 15 vite burg për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit. Masat ndëshkimore do të prekin edhe arkitektet dhe supervizorët e ndërtimeve që nuk denoncojnë shkeljet ne ndërtime.
Veçse si ndëshkim për këdo që shkel lejet e ndërtimit, ligji do vijë në mbështetje të procesit rindërtimit pas tërmetit te 26 nëntorit. Ligji do përfshijë programin e ndërtimit të banesave të reja dhe infrastrukturave publike nga autoritetet shtetërore, rindërtimin e banesave të shembura nga fatkeqësi natyrore në të njëjtin truall, programin e rimëkëmbjes sociale, kompensimin e dëmeve nga fatkeqësia natyrore dhe programin për rimëkëmbjen ekonomike.
Ligji i posaçëm po hartohet nga Ministria e Drejtësisë dhe deputetja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dhe koordinohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. (A2 Televizion)