Mendjen te lufta, rusët zbukurojnë sheshin me ushtarë akulli

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 07:44 | Bota

Ndonëse në një luftë tashmë prej muajit shkurt, shumë qytete në Rusi kanë vijuar jetën pa u shqetësuar dhe madje po bëhen dhe përgatitjet e fundit për festat e shumëpritura të fundvitit.

Një vëmendje mori kësaj here qyteti i Chita në Siberi, ku autoritetet lokale kishin menduar ta mbushnin sheshin kryesor, por edhe shumë rrugë të tij me ushtarë prej akulli, të armatosur me kallashnikov. Mbase për të treguar forcën...

Në temperatura -33 gradë celsius statujat e ngrira qëndrojnë gatitu sikur janë në shërbim dhe shumë njerëz ndalojnë pranë tyre për të bërë foto.

Qyteti i Chita është i vendosur 4830 km në lindje të Moskës. Autoritetet lokale bënë me dije se kishin vendosur në unanimitet se dekorimi me këto skulptura do të ishte zgjidhja e duhur për zbukurimet e këtij viti për të inkurajuar një vit të ri patriotik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos