
“Mendje artët 201” ishin çmimet që morën sipërmarrësit shqiptarë, të cilët arritën të kishin sukses edhe pse në kushtet e pandemisë.
Çmimet u ndanë në aktivitetin e organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës dhe Unioni i Sipërmarrësve të rinj, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës.
Ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko përgëzoi pjeswmarrësit për idetë novatore në biznes, investimet e guximshme dhe shtrirjet në tregjet ndërkombëtare, sidomos duke aplikuar teknologjinë e informacionit.
Sipërmarrësit që morën çmimet shprehën falënderime për mbështetjen që kanë gjetur nga strukturat shtetërore dhe të biznesit. (A2 Televizion)