
Një zgjidhje për kostot e larta dhe vështirësitë që krijon për shumë biznese procesi i fiskalizimit, mund të jetë që tani në duart e subjekteve: kasat fiskale.
Pajisjet që përdoren me detyrim nga biznesi që prej vitit 2010, mund të kryejnë të gjitha funksionet e kërkuara nga ligji i ri, së bashku me një sistem përkatës pa pagesë ku mund të bëjnë online çdo opsion shtesë.
Por sa kushton përditësimi i sistemit të kasave fiskale për t’i përshtatur ato me fiskalizimin?
Kjo është një faturë e fiskalizuar, e lëshuar nga kasat e vjetra fiskale. Dallimi i vetëm në faturë është kodi QR, i cili bën të mundur vërtetimin e saj nga serveri qendror i tatimeve.
Në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve listohen të gjitha modelet e pajisjeve që mund të përshtaten. Një alternativë për shumë biznese që mund të ballafaqojnë vetë kostot për mënyrën se si do të fiskalizohen. (A2 Televizion)