
Shenjat e “Omicron” nuk ngatërrohen vetëm më gripin. Jo rrallëherë të prekurit nga ky variant kanë përfunduar në urgjencat kirurgjikale.
Mjekët kirurgë tregojnë se pas një diagnostikimi të detajuar rezultonte se këta pacientë, ishin më Covid dhe jo raste për ndërhyrje.
Mjekët e spitalit të traumës, aty ku janë transferuar sërish urgjencat kirurgjikale, tregojnë edhe për problemet nga post Covidi.
Kirurgia Valmira Abilaliaj thotë për A2 CNN se trajtimet e gjata me kortizon dhe hollues gjaku për shkak të koronavirusit, kanë dhënë komplikacione serioze deri në ndërhyrje kirurgjikale.
Prej më shumë se dy muajsh, spitali i Traumës dhe Sanatoriumi kryejnë urgjencat kirurgjikale abdominale që më parë zhvilloheshin në QSUT.
Transferimi i këtij shërbimi u bë për shkak të rikonstruksionit që pritet t’i nënshtrohet Spitali Infektiv. Më nisjen e punimeve, pacientët me koronavirus do të trajtohen në spitalin Covid 3 dhe në urgjencën e kirurgjisë. (A2 Televizion)